Ish zv/ministri skeptik për projektin e fiskalizimit: I parakohshëm, s'e ka as Gjermania

Komisioni i Ekonomisë ka shtyrë afatin për procesin e fiskalizimit, ose faturat online per 1 shtator 2020.

Ish zv/ministri i Financave, pedagogu Ilir Ciko i ftuar ne intervistën e mbrëmjes thote se është i parakohshëm nuk ka një lidhje të drejtëpërdrejtë fiskalizimi me direktivat e BE. Madje sjell shembuj të shteteve si Gjermania që nuk e kanë fare. 

Ilir Ciko: "Sot ne BE mesatarja e perdorimit të faturave elektronike qe synohet të kryhet 100% në Shqipëri, vitin e ardhshëm eshte në masën 25-30 %. Vende si Gjermania apo vende nordike nuk kanë fare një sistem të tillë. Nuk kanë asnjë lloj detyrimi që transaksioni që kryhet mes dy bizneseve private ti raportohet organeve tatimore permes fatures elektronike. Italia ka nisur ta eksperimentojë por e ka për biznese me xhiro vjetore mbi 65 mije euro. Pergjithesisht ne Europe nuk ka një tendecë të shkojmë drejt fiskalizimit, aq më shumë radikalë. Në momnentin kur kemi 160 mijë kasa ne treg dhe 130 mijë jane aktive, pra kur jemi ne nje faze maturie na vjen surpriza e re."

Profesori e sheh me skepticizem duke nënvizuar se modeli i propozuar është "jo vetëm i nxituar por dhe jo më i miri, mund të ketë modele të tjera që mund të jenë më eficente."

Ilir Ciko: "Nuk kam asnjë bindje që kompania që ka punuar në këtë drejtim ka mbrojtur interesin publik dhe jo interesin e saj që për çdo kompani duhet të jetë e interesuar.

Cudia? 

Profesori tregon se kemi të bëjmë me rastin e çuditshëm pasi zbatimi i projektit do të niste mbi bazën e një ligji që ende nuk ishte hartuar jo më miratuar.

Ilir Ciko: "Në maj të vitit 2018 AKSHI kreu një tender për zgjedhjen e një kompanie me një buxhet 15 milionë euro për të përmirësuar sistemin e pagesave. Vetë dokumentet e tenderit janë problematike. Që në hyrje thuhet se sistemi do funksionojë mbi bazën e një ligji do të miratohet në të ardhmen. Brenda punës që kompania po kryen ka mjaft çështje problematike veçanërisht në këndvështrim të konfliktit të interesit pasi kompania përveç ndërtimit të sistemit kompjuterik, ka përgjegjësinë dhe të hartimit të ligjit për të cilën ne diskutojmë. Kompania në bashkëpunim me ministrinë dhe institucionet e tjera ka për detyrë të ndjekë të gjitha hapat dhe përpos ka detyrime të tjera, deri në masën që duhet të marrim për të bindur që ky është sistemi më i mirë. "  

Cfare rreziku kemi perballe?

Gjithashtu ai u shpreh se sistemin do ta menaxhojë një kompani private dhe nuk është kjo e fundit që riskohet në rast se sistemi bie pre e hacker-ave por bizneset.

Ilir Ciko: “Me sistemin e ri cdo transaksion, qofte dhe një kafe do të jetë e detajuara ne dispozicion të sistemit. Por a do të jemi të përgatitur për të ruajtur sekretin e biznesit? Në rastin tonë druaj se jo, Jemi vend ku deputetë kanë hyrë në drejtorinë e përgjithshme të Tatimeve e të marrin informacione. Nese një sistem i tillë do menaxhohet nga një kompani atëherë do të kemi një kompani që disponon informacion të plotë të transaksionit te cdo biznesi. Gjithashtu sistemi qe eshte propozuar eshte lehtësisht i kompromentuar nga hackerat.    

Ish zv/ministri i Financave, nenvizon se sistemi i propozuar "është i parakohshëm dhe nuk ka një analizë tregu. 

Ilir Ciko: "Do ishte e udhës që nga ministria e Financave të testohej në një zonë pilot dhe të bësh një plan biznesi si mund të shtrihet në të gjithë Shqipërinë. Në rastin e propozuar nga kompania që po zbaton projektin në fjalë nuk mbart asnjë rrisk. Kush mbart rriskun nëse një sistem i tillë vihet në zbatim e dështon? Nuk bëhet fjalë për një projekt 15 milionë euro si rasti i unazës, Nëse një sistem i tillë dështon të ardhurat e sistemit tatimor dhe financat e shtetit vihen në pikëpyetje të madhe. Prandaj duhet te jemi më konservator e të matur dhe të testojmë tregun sa është gati për ta pritur nje teknologji të tillë para se të marrim hapat për ta shtrirë në të gjithë Shqipërinë"   

EMISIONET