“Cigarja elektrike gati më mori jetën”

Një student 18-vjeçar ka zbuluar dëmet që i shkaktuan kimikatet toksike e cigares elektronike.

Javën e kaluar, Chance Ammirata rrëfen se pa “vdekjen me sy” për shkak të pajisjes, të cilën e mendonte të sigurtë.Chance konsumonte rreth një “Juul” cdo dy ditë, i cili ka nikotinë sa 10 cigare.

E gjitha kjo bëri që studenti të përfundonte në spital në gjendje të rëndë. Chance kaloi gjithë natën duke u përpjekur që të flinte, por ndjente shumë lodhje dhe mendonte se ishte sëmurë.

“Ndjeja sikur stomaku im po shembej, sikur po pësoja një atak kardiak”, tha ai. Duroi të gjitha dhimbjet për plot 5 orë dhe kur mbërriti në spital, e rrethuan shtatë kirurgë.

“7 kirurgë erdhën aty, ishte e frikshme. Unë mendoja se ata do vinin për të më thënë se më kanë mbetur 5 ditë jetë”, shtoi Chance.

Në fakt, mushkëria e tij e majtë ishte dëmtuar shumë, prandaj mjekët nxituan që ta operonin.

“I thashë mjekëve që nuk kam pirë kurrë cigare, vetëm Juul”, shkruan adoleshenti në rrjete sociale. Ai po mundohet të paralajmërojë rreziqet e kësaj cigareje elektronike duke rrëfyer eksperiencën që përjetoi, të cilën e cilëson si një eksperiencë që gati i mori jetën.


EMISIONET