Çifti vjen nga Spanja për të shijuar Thethin, ngecin në mes të rrugës, kanë dhe një apel

Çifti vjen nga Spanja për të shijuar Thethin, ngecin në

Bllokimi i rrugës po penalizon turizimin dimëror në Theth. Dy turistë spanjollë kanë mbetur të bllokuar rrugës për në Alpe, ndaj nga aty kanë një thirrje për qeverinë, për t’i kushtuar më shumë vëmendje kësaj zone.

Turistët spanjollë ishin nisur drejt Thethit, por kanë mbetur në mes të rrugës.

Ndaj kanë një apel për autoritetet që të lirojnë rrugët, përndryshe është e pamundur që turistët të vijnë dhe të shohin mrekullitë.

"Këtu është e rëndësishme që qeveria të hapë rrugët, përndryshe turistët nuk mund të shohin këtë mrekulli. Përndryshe është e pamundur të flitet për turistët".

Ndërsa gruaja thotë se në raste të tilla për të pastruar rrugën vjen ushtria, dhe ka shumë informacion në televizion, por kurrë nuk lejojnë rrugët në gjendje të tillë.

Rruga e Dukagjinit është bllokuar prej më shumë se 3 javësh, ku segmenti nga Qafa e Thores në drejtim të Thethit është edhe pjesa më e rrezikshme me ngrica që mund tu kushtojnë jetën drejtuesve të mjeteve.

Asnjë masë nuk është marrë deri më tani për pastrimin e rrugës nga bora, ndërsa me të njëjtën situatë të vështirë përballen edhe banorët e Kelmendit në Malësi te Madhe.

Qarku Shkodër ka më shqetësuese gjendjen në Dukagjin, Lepushë dhe Iballë të Pukës.


EMISIONET