Çifti lind dy herë binjakë në më pak se 2 vite

Një çift i ri ka mirëpritur në jetë dy herë binjakë joidentikë në më pak se dy vite.

Shauna Copple, 20 vjeç dhe Josh Fell, 22-vjeç nga Swinton u shokuan kur zbuluan se po prisnin binjakë në vitin 2017.

Çifti mirëpriti në jetë Amelia-Rose dhe Maison në nëntor të atij viti.

Por kur Shauna ngeli shtatzënë përsëri një vit më vonë, u trondit akoma më shumë kur zbuloi se priste binjakë për herë të dytë.

Javën e kaluar ata mirëpritën në jetë grupin e dytë të binjakëve, Islan dhe Darcie.

"Nuk kemi binjakë në familje kështu që u suprizuam kur e zbuluam për herë të parë. Menduam se do ishte e vështirë por nuk ishte aq sa e kishim imagjinuar,"-tha 20-vjeçarja. "Kur ngela shtatzënë sërish u shokova kur na thanë se ishin sërish binjakë. Menduam: E kemi kaluar njëherë këtë kohë ndaj do jetë më e lehtë."





EMISIONET