Çifti i njohur i showbizit martohet fshehurazi një natë para Krishtlindjeve

Një çift i njohur në showbiz ka vendosur që ti japë fund beqarisë pikërisht një ditë para mbrëmjes së Krishtlindjeve.

Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth janë martuar në një ceremoni private të dielën. Disa fotografi të “RadarOnline” tregojnë çiftin duke festuar brenda shtëpisë së tyre në Franklin, Tennessee.

Nusja Miley u shfaq me një fustan të bardhë, ndërsa dhëndri Liam me kostum të zi.

Në momentin kur cifti shfaqet duke prerë tortën, pas tyre duken tollumbacet që shkruajnë ‘zonja dhe zoti’.

Kishte kohë që përflitej për një dasmë mes çiftit, por asnjëherë nuk u konfirmua një gjë e tillë. Mbetet për tu parë se kur do publikohen fotografitë profesionale nga dasma e çiftit.

EMISIONET