Chris Martin dhe Dakota Johnson i japin fund lidhjes

Chris Martin dhe Dakota Johnson i japin fund lidhjes

Chris Martin dhe Dakota Johnson janë ndarë pas 18 muajsh së bashku. Marrëdhënia raportohet se përfundoi muajin e kaluar. Ndarja e tyre i befasoi të gjithë pasi çifti po diskutonte mundësinë e fejesës.

“Ata po diskutonin për tu fejuar por tani thonë se vendosën të ndaheshin. Kjo ishte një suprizë për të gjithë,”-tha një mik i tyre për The Sun.

Këngëtari dhe aktorja gjithmonë kanë treguar hapur dashurinë për njëri-tjetrin.

Në shtator 2018, Johnson zbuloi një tatuazh të ri, një simbol të pafundësisë. Ndërsa muajin e kaluar, Martin u fotografua me të njëjtin tatuazh në krah.

Johnson dhe Martin u fotografuan për herë të fundit së bashku në nëntor 2018.

EMISIONET