Chiellini: Sfida ndaj Napolit? Më e lehta e sezonit

Chiellini: Sfida ndaj Napolit? Më e lehta e sezonit

Këtë fundjavë luhet "sfida e titullit" mes Juventusit kryesues dhe Napolit, ku pak pikë i ndajnë skuadrat nga njëra-tjetra.

Girgio Chiellini, mbrojtësi i "Zonjës së Vjetër", ka folur për ndeshjen që bardhezinjtë do zhvillojnë ndaj rivalëve direkt për titull dhe i ka dhënë një mesazh të qartë kundërshtarit.

"Ajo me Napoli-n është një ndeshje që përgattiet vetë, sfida më e lehtë e sezonit",  ka thënë Chiellini për Premium Sport.

" Mendoj se ata do të luajnë me skemën 4-3-3, ndoshta do të ndryshojnë diçka. Milik është kthyer dhe ka qenë shumë i rëndësishëm për ata, siç e tregojnë edhe golat që ka realizuar në ndeshjet e fundit. Do të bëj gjithçka është e mundur që të mos shënojë. Është e rëndësishme të mos pësojmë gol. Duke parë sulmuesit që kemi, besoj se do të arrijmë të shpikin diçka”.

EMISIONET