Chiellini plas "bombën", tregon fajtorin që Ronaldo nuk fitoi "Topin e Artë"

Chiellini plas "bombën", tregon fajtorin që Ronaldo nuk

Diskutime dhe aludimet rreth fituesit të "Topit të Artë" vijojnë pasi jo të gjithë janë dakord më verdiktin e "France Football". 

Së fundmi edhe  mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini, shokon me deklaratën e tij referuar fituesit të Topit të Artë të vitit të kaluar. 35-vjeçari akuzon Real Madridin se nuk ka dashur që këtë trofe individual ta fitonte Cristiano Ronaldo.

“Vjedhja e e "Topit të Artë" ndodhi vitin e kaluar. Nuk duhej ta fitonte Modric, maksimumi Pogba ose Griezmann. Ia dhanë Modricit vetëm sepse Reali nuk donte që ta merrte Ronaldo. Këtë vit duhej ta fitonte një futbollist i Liverpoolit. Të zgjedhësh mes Messit e Ronaldos është si të zgjedhësh mes Federerit dhe Nadalit,” u shpreh Chiellini.

EMISIONET