Chelsea vonon akordin, gjigandi spanjoll në "pole position" për Hysaj

Chelsea vonon akordin, gjigandi spanjoll në "pole position"

Chelsea nuk është opsioni i vetëm për Elseid Hysajn. Londinezët po kërkojnë prej kohësh shërbimet e mbrojtësit shqiptar, me Maurizio Sarrin që dëshiron ta transferojë mbrojtësin e krahut të djathtë brenda kësaj merkatoje janari.

Por, kërkesat e bluve kanë rënë në vesh të shurdhët, pasi presidenti i jugorëve Aurelio de Laurentiis e konsideron si të pashitshëm mbrojtësin. Kjo situatë ka krijuar hapësira për të tjera skuadra, me Atletico Madrid që thuhet se është futur fuqishëm në garë për të siguruar shërbimet e 24 vjeçarit.

Sipas "CalcioNapoli24TV" kartoni i Hysaj është paraqitur në tavolinën e trajnerit Diego Simeone dhe argjentinasi duket se ka dhënë aprovimin e tij.Rol të rëndësishëm në këtë operacion pritet të luaj dhe marrëdhënia e mirë e drejtorit sportiv të "Los Colcheoneros", Berta.

Ai thuhet se ka një marrëdhënie të ngushtë me drejtorin sportiv të Napolit, Giuntoli dhe për këtë arsye mund të vendos spanjollët në "pole position" për nënshkrimin me Hysaj.

Berta është i vetëdijshëm për simpatinë e shefit të Chelseat, Maurizio Sarri për shqiptarin dhe për këtë arsye do të përpiqet të veprojë shpejt dhe të sigurojë nënshkrimin me mbrojtësin kuqezi sa më shpejt që të jetë e mundur.

EMISIONET