Chelsea i fiksuar pas Seria A, mes tyre dhe Panucci

Chelsea i fiksuar pas Seria A, mes tyre dhe Panucci

Gonzalo Higuain është futbollisti më i ri i Chelsea.

Argjentinasi firmosi me "Blutë e Londrës" nga Juventusi në formulën e huazimit. Ai gjithashtu është bërë lojtari i 13-të që klubi nga Perendimi i Londrës nënshkruan nga Serie A që prej vitit 2000.


Mes tyre është edhe trajneri aktual i kombëtares shqiptare, Christian Panucci. 45 vjeçari u huazua nga Inter drejt Chelsea në sezonin 2000-2001, ku arriti të shënojë 1 herë në 8 takime.

Emra të tjerë të rëndësishëm janë ato të George Weah, i cili luajti përkrah Panuccit, pas huazimit nga Milani. Mario Stanic erdhi nga Parma gjatë merkatos së verës së vitit 2000, ku luajti për 4 sezone me "blutë" duke shënuar edhe 7 herë.

Në këtë listë bëjnë pjesë edhe emra si Hernan Crespo, Adrian Mutu, Andriy Shevchenko, Ricardo Quaresma, Juan Cuadrado, Marcos Alonso, Emerson Palmieri, Davide Zappacosta, Antonio Rudiger dhe Jorginho.

EMISIONET