"Çfarë teatri, çfarë maskarade bëhet në këtë qytetin tonë"

"Çfarë teatri, çfarë maskarade bëhet në

Auron Tare postoi në facebook një status plot indinjatë për “maskaradën” që bëhet në qytetin tonë. Kur meskinët e moralit dhe politikës sot shprehin dhimbjen dhe trishtimin për humbjen e tij. Cfare farse.

Postimi i plote

"Dje&Sot rrjeti social u mbush me statuse per ndarjen nga jeta te arkitektit Maks Velo. Te gjithe vrapuan kush e kush te shprehte dhimbjen dhe trishtimin e thelle per kete humbje. Si nje lloj trendi ashtu sic postojne takat e larta, buzet e fryra apo pushimet ne det, edhe postimi per ikjen e Maksit kishte te njejtin delir.

Cfare teatri, cfare maskarade behet ne kete qytetin tone. Per te gjitha ata qe "dhimbjen" ndaj Maksit e afishuan si nje liber me shume ne BIbliotekat qe reklamohen pas kraheve lexoni se cfare thoshte vete Maksi per vleresimin qe kishin per te dhe njerzit e sojit te tij ata qe sot I bejne Statuse hidherimi.

"Masakra që i keni bërë bibliotekës në Korçë është e paimagjinueshme. Me ç’të drejtë ai njeri ndërron fasadat, hyrjet, volumet. Çfarë është ky riformulim? Të gjitha riformulimet kanë ndryshuar? Ja ku e keni Piramidën. Ja ku e keni Pallatin e Kongreseve. Piramidën e shkatërrojnë vetëm për të vjedhur para, të tjerat janë gënjeshtra”

“Nuk mund të shkelet me këmbë kështu dinjiteti. Për çfarë vlerësimesh flisni ju për arkitektët, kur e merrni veprën edhe e ricikloni, e riformuloni. Me ç’të drejtë? A themi ne zonja ministre që në të drejtën e autorit futet edhe arkitekti? Për të bërë burg arkitekti duhet të shkojë. Për të riformuluar paratë i marrin të tjerët. Me ç’të drejtë? Përse nuk thirret arkitekti? Është e kotë, politika e sotme është kaq agresive, kaq e pamëshirshme, kaq dritëshkurtër, kaq injorante” – MAKS VELO (ne fjalimin e tij ne dhenien e cmimit per Petraq Kolevicen.

Cfare mund ti shtosh me shume ketyre fjaleve te vete Maksin qe sot po na e vajtojne si atikonformist, intelektual, artis I madh etj. Çfarë kuptimi do të kishte opozita e tij sot ndaj politikave te zhvillimit te Shqiperise, ndaj politikave kulturore fjales se lire arkitektures etj ne se te gjithe ata qe e percmuan sa ishte gjalle na “qenkan” trishtuar sot per te? Maksi iku tashme ne nje tjeter univers por te pakten tja kursejme kete farse me lot dhe trishtime qe te pakten ata pak miq qe e kuptuan dhe e deshen te ruajne kujtimin e tij si nje ze publik kunder kenetes se meskinitetit moral dhe politik."


(Titulli editorial) 

EMISIONET