Pas publikimit të lajmit se Ministria e Jashtme greke kishte financuar portale dhe gazetarë në Shqipëri për lajme pro Greqisë, kreu i PDIU-së, ka publikuar një video të muajit janar, sipas të cilit paralajmëroi shqiptarët për "fondet e pista" që hidheshin nga shteti grek kundër çështjes çame.

Reagimi i Idrizit: 

Ne e patëm lajmëruar!!!

Në janar të këtij viti, kryetari i PDIU-së paralajmëroi shqiptarët për fondet e pista që hidheshin në media e portale kundër çështjes Çame e pro interesave greke, nga Fondi Sekret i Ministrisë së Jashtme greke.

Sot ju sjellim pjesë të asaj fjale për t’ju rifreskuar kujtesën.

Ne nuk harrojmë!

Media: MPJ greke ka dhënë 1 mln euro fond sekret për mediat në Shqipëri e Maqedoni

/Ora News.tv/