Çfarë ka mbetur nga muzeu 200-vjeçar që u shkrumbua nga flakët në Brazil

Artikuj të paçmueshëm rreth 11.000 vjeçarë janë shkrumbuar në flakë pasi një zjarr i madh përfshiu Muzeut Kombëtar të Brazilit të dielën.

Më shumë se 20 milion pjesë të historisë, duke përfshirë mumjet egjiptiane dhe veprat historike të artit, mund të jenë shkatërruar.

Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, i cili filloi rreth orës 19:30.

Zjarrfikësit punuar gjatë gjithë mbrëmjes së të dielës për të shuar flakët, por një zyrtar i muzeut tha se dëmi është "i pariparueshëm". Presidenti i vendit në një postim në Tëitter tha se "humbja e koleksionit në Muzeun Kombëtar është i pakapërcyeshëm për Brazilin".

Ndërtesa madhështore dikur ishte shtëpia e një familje mbretërore portugeze dhe u shndërrua në një muze pothuajse saktësisht 200 vjet më parë.

Që atëherë, ajo është bërë institucioni më i vjetër historik i Brazilit dhe një qendër kërkimore e njohur ndërkombëtarisht.

Por tani nga Muzeu kanë mbetur vetëm gërmadhat.

EMISIONET