Çfarë gare për yllin e Manchester United! Decizive merkato e janarit

Çfarë gare për yllin e Manchester United! Decizive merkato e

Emre Can mund të largohet nga Juventusi.

Është ky lajmi i bujshëm që vjen nga "football365.com", e cila zbulon se mesfushori gjerman ka bërë tashmë gati valixhet.

25 vjeçari u mor me shumë bujë nga Liverpool në verën e vitit 2018, por me ardhjen e Maurizio Sarri ka humbur edhe vendin në formacion. Nga kjo situatë pritet të përfitojnë disa skuadra europiane, me Paris Saint Germain, Bayern Munich dhe Manchester United që janë të gatshëm ta ofrojnë menjëherë në ekip.

Merkato e janarit pritet të jetë decizive për të ardhmen e 25 vjeçarit, me tre klubet që do të kërkojnë të transferojnë gjermanin në mini-merkaton e dimrit. Megjithatë, nuk përjashtohet që gjatë merkatos së janarit të arrihet akordi dhe lojtari të qëndrojë në Torino deri në merkaton e verës.

EMISIONET