Çfarë do të ndodhte nëse Nju Jorku do të goditej nga një tërmet?

Çfarë do të ndodhte nëse Nju Jorku do të goditej nga

A e dini se çfarë katastrofe mund të ndodhte nëse qyteti i Nju Jorkut të mund të goditej nga një tërmet i fortë? Dëmi do të ishte jo më pak se 39 miliardë dollarë dhe 30 milionë ton mbeturina që do të bllokonin rrugën.

Qyteti prej 8.5 milionë banorësh nuk konsiderohet si një vend i "nxehtë" i lëkundjeve sizmike, por pesë lagje janë të rrezikuara që mund të sjellë rrëzimin e dhjetërave ndërtesa të larta.

Për shkak se qyteti është kaq i dendur dhe i mbushur me mijëra ndërtesa të larta, edhe një tërmet me magnitudë 5.0 ballë  do të shkaktonte një dëm të tillë, thonë ekspertët.

Nju Jorku statistikisht goditet nga një tërmet i fortë në rreth 100 vjet dhe i fundit i regjistruar ishte ai i vitit 1884.

Qyteti gjithashtu statistikisht merr një tërmet 6 ballë për çdo 670 vjet, dhe një lëkundje 7 ballë në rreth çdo 3.400 vjet, të dyja prej të cilave do të bënin dëme masive.

Nëse goditet nga një tërmet me magnitudë 7 ballë, më shumë se 6,000 ndërtesa të vjetra të pothuajse do të shkatërroheshin në një fatkeqësi të madhe.

EMISIONET