Çfarë do të ndodhë në Shkodër? Të hënën, mbledhja për konstituimin e këshillit bashkiak

Prefekti i Shkodrës, Çesk Millja ka thirrur të hënën mbledhjen për konstituimin e këshillit bashkiak të bashkisë Shkodër.

Mbledhja do të zhvillohet jo në ambientet e bashkisë, por në ambientet e rekktoratit "Luigj Gurakuqi".

Mbledhja ka në rend ditë 3 pika. Konstituimin e këshillit bashkiak dhe zgjedhjen e organeve drejtuese e përfaqësuese. Zgjedhjen  e përfaqësuesve të këshillit të bashkië në këshillin e qarkut Shkodër dhe shpalljen e vlefshmërisë së mandatit të kryetarit të bashkisë Shkodër.

Por në kushtet ku ndodhet bashkia Shkodër, pas dorëheqjes së Valdrin Pjetrit, pika e tretë e rendit të ditës është e pavlefshme.


EMISIONET