Çfarë do të bëhet me bizneset që nuk paguajnë dot punonjësit? Sqaron ministrja Denaj

Çfarë do të bëhet me bizneset që nuk paguajnë

Në një lidhje me Skype në “Ekopolitikë” nga Besart Kadia, ministrja e Ekonomisë dhe Financave ka shpjeguar se çfarë do të bëhet me bizneset që do të vazhdojnë të mbyllur dhe nuk paguajnë dot punëtorët.

Besart Kadia: Pyet dikush. Kam një biznes me 30 punonjës, njëri restorant dhe tjetri një pikë shitjeje me shumicë. Nuk ka likuiditet që t’i paguaj, pasi ka mbyllur të dyja aktivitetet, dhe nuk ka të ardhura. Çfarë të bëj, t’i pushoj nga puna? 

Denaj: Ne flasim për një situatë prej dy javësh, sigurisht nëse biznesi është i mbyllur, dhe kjo situatë do të vazhdojë, ka shumë biznese që po mendojnë për një pezullim. Ne jemi duke parë për një shërbim online për këtë proces përmes QKB-së, që edhe ky problem të ezaurohet. 

Unë pashë sot në media edhe keqinformime dhe për të mos e adresuar drejt situatën, pasi ne nuk pengojmë bizneset që vendosin që të pezullojnë aktivitetin. Të gjithë jemi njëlloj, pasi edhe ne kemi pasur pengesa për të dalë në punë dhe kjo ka sjellë që të gjitha proceset të jenë online dhe ky proces online do të mundësohet brenda 1 jave. Pra, nuk është intensional. 

Kjo nëse, biznesi sheh që situata do të agravohet për një situatë të gjatë, por nëse nuk agravon dhe biznesi ka pasur mundësinë e disa kursimeve sepse flasim per 2 javesh i cili sigurisht  është e vështirë për ta materializuar si kosto të menjëhershme për këtë muaj.  

 Nëse flasim prë të njëjtën situatë deri në fund të qershorit atëherë sigurisht që do të ketë vështirësi por në fund të marsit është shumë e vështirë të thuash që ka asnjë mundësi për të krijuar një fond rezervë. Nëse kjo ka ekzistuar dalja e personave në statusin e të papunëve ka një procedurë, dhe nuk është një procedurë e menjëhershme, dhe personi do të përfitonte nga fondi i papunësisë. 

EMISIONET