Centrali i 'pasqyrave' do të prodhojë energji për 250 mijë familje
Në shkretëtirën Atakama në Kilin e Veriut është ngritur termo-solari i parë me energji diellore në Amerikën Latine.
Impianti, me teknologji që lejon të prodhojë energji elektrike gjatë gjithë ditës ndryshe nga format e tjera të energjisë së rinovueshme.
Impianti përbëhet nga një kullë 250 metra e rrethuar nga mijëra pasqyra gjigante.
Në central janë vendosur rreth 10 mijë pasqyra, ku falë efektit të lenteve zmadhuese, temperatura arrin në rreth 315 gradë celsius.
Sipas AFP-së, centrali ka kapacitetet për të furnizuar me energji elektrike më shumë se 250 mijë shtëpi nga viti 2020.