Çelet sezoni i Formula 1 me çmimin e madh të Austrisë, Bottas në vendin e parë

Çelet sezoni i Formula 1 me çmimin e madh të Austrisë,

Fillimi i sezonit 2020 të Formula 1 flet sërish në emër të Mercedes por këtë herë për Valtteri Bottas.

Ai shënoi fitoren e parë të sezonit në çmimin e madh të Austrisë duke lënë prapa shokun e tij të skuadrës, Leëis Hamilton i cili zuri vendin e katërt.

Ditën e djeshme Bottas mori pole position duke shënuar xhirot më të shpejta në pistën e Austrisë.

Ndërsa kokkuqja e Ferrarit mori vendin e dytë me anë të talentit të ri Charles Leclerc i cili u nis në vendin e 7.

Shoku i tij i ekipit, Sebastian Vettel shënoi një ditë thuajse për tu harruar ku mori vendin e 10 duke grumbulluar vetëm 1 pikë.

Për herë të parë në karrierën e tij të Formula 1, Lando Norris zuri një vend në podium me McLaren.

EMISIONET