Çela takon Borchardt, diskutohet rritja e bashkëpunimit mes prokurorisë dhe policisë gjyqësore

Çela takon Borchardt, diskutohet rritja e bashkëpunimit mes

Prokurori i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë z.Olsian Çela priti sot në një takim zyrtar kreun e prezencës së OSBE-së në Shqipëri z. Bernd Borchardt.

Temë e takimit ishte mbështetja që OSBE ka dhënë dhe po jep për sistemin e drejtësisë në Shqipëri dhe projektet në të ardhmen.

Në takim u diskutua rreth forcimit të kapaciteve institucionale përmes rritjes së bashkëpunimit mes prokurorisë dhe policisë gjyqësore, objekt i një studimi të kryer nga OSBE. Ky studim do të pasohet nga një sërë aktivitetesh të tjera me qëllim implementimin e masave konkrete në këtë drejtim.

Gjithashtu u diskutua edhe mbi aspekte të rëndësishme, të tilla si roli i prokurorisë në fazën zgjedhore apo në  procesin e dekriminalizimit si dhe vlerësimin e  kapaciteteve të saj në perspektivën e reformave ligjore në këtë drejtim.

EMISIONET