Ceka: Nuk ka zgjedhje të parakohshme, zgjedhjet e 2021 i fiton opozita joparlamentare

Ceka: Nuk ka zgjedhje të parakohshme, zgjedhjet e 2021 i fiton opozita

Historiani Neritan Ceka i ftuar në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora tha se në zgjedhjet e 2021 opozita jo parlamentare do të fitojë zgjedhjet e 2021.

Ceka: Jam gati të vë bast që në zgjedhjet e ardhshme që janë në 2021 nuk ka më para, fiton ajo që quhet opozitë, jo ajo e parlamentit. Të bëjnë çfarë të duan sepse në Shqipëri sa më pak të bësh aq më shumë nderohesh. Ata e kanë të sigurt. Ajo që kërkojmë prej tyre është që të shkojmë dhe të votojmë si qytetarë evropianë. Pra kur të shkojmë atje mos kemi kryetarë partie që numërojnë votat, se unë nuk do shkoj  dhe i ftoj të gjithë qytetarët në komisione ku votat i numërojnë anëtarët e partisë të mos shkojnë më.

EMISIONET