Ceka: Basha duhet të pastrojë PD-në nga aleatët

Ceka: Basha duhet të pastrojë PD-në nga aleatët

Politikani Neritan Ceka i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora tha se kreu i demokratëve, Lulzim Basha duhet të pastrojë PD-në nga aleatët.

Sipas tij aleatët duhet të mblidhen në një grupim tjetër, por larg PD-së. Ai shpreh besimin e Basha është politikan me një fyrmë të re, që nëse e menaxhon mirë këtë shans që i ak ardhur do të hyjë në histori.

Neritan Ceka: Bën shumë gabim PD që shkon dhe ulet në të njëjtën tavolinë me OSBE-në. Këta të huaj na trajtojnë si të ishim indianë dhe i konsiderojnë këta  udhëheqës pikroresksë, si të kundërt e një populli që e mendojnë se është i pakulturuar dhe që mendojnë se është mysliman, sepse ka lloj lloj paragjykimesh. Nëse ka një shpresë është PD. unë nuk jam anëtar i partisë, kam qenë dikur themelues i PD dhe mendoj se historia të vjen vetëm një herë. Kjo i ka ardhur Lul Bashës se për këta të tjerët nuk kam asnjë shpresë sepse këta janë të lidhur sistem. Nuk mund ta shkulësh një pemë që i ka rrënjët 30 km të gjata.

Gazetarja: Sa të vështirë do ta ketë PD për të bërë këtë ndryshim?

Neritan Ceka: Nuk e ka të vështirë. T'i thotë ky është dhe në qoftë se ne qytetarët bindemi që propozon një sistem anti parti shtet ku vetë tërhiqet nga zgjedhjet, ku numërimi bëhet në mënyrë elektronike ku anëtarët e komisioneve janë qytetarë dhe anëtarë partie besoj që kjo është fillimi. Kushti i dytë është ligjë të rrepta për ndërhyrjen e partisë në sistemin administrativ. Ai që emëron dhe që krijon rrjet partiak në sistemin zgjedhor duhet të ndëshkohet në në mënyrë shembullore, ndryshe ky shtet nuk bëhet.

Gazetarja: Shihni vullnet për ta bërë këtë?

Neritan Ceka: Unë kam dëgjuar Berishën me habi më të madhe kur tha problemi më i madh i joni është partia shtet. Unë kam besim tek Lul Basha. Është një politikan modern, një politikan i një fryme të re që besoj ka një shans historik për të qenë dikushi në histori bashkë me stafin e tij, ku ka njerëz shumë të mirë, por ka edhe njerëz që nuk ka nevojë të jenë atje, që i ka kaluar koha. Duhet ta pastrojë PD-në nga aleatët. Aleatët  të grumbullohen të gjithë në një grupim tjetër politik, mos të ngatërrohen me PD-në sepse është një karikaturë e demokracisë.

EMISIONET