Çejku: Çfarë fshihet pas ndikimit në rritje të Kinës në Ballkan?

Çejku: Çfarë fshihet pas ndikimit në rritje të

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni, Arben Çejku i ftuar në "Ekopolitikë" në Ora News, tha se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuar për zgjerimin e ndikimit ekonomik të Kinës në Ballkan.

Çejku: Projekti kinez 60 plus 1 po tenton të futet në Ballkan dhe sidomos edhe në Shqipëri ku për hir të së vërtetës ka gjetur një korridor dhe hapësirë të konsiderueshme në sektorë sensitiv të ekonomisë, në porte, aeroporte, dhe në korridoret e transportit. Shtetet e Bashkuara dhe BE e kanë kritikuar këtë zgjerim të Kinës në Ballkan pasi nuk është e qartë çfarë fshihet pas prezencës kineze në Ballkan, që është një prezencë pak më shumë ekonomike që është edhe politike, një prezencë e çështjeve të sigurisë. 

Lufta globale është ekonomike, politike por edhe i lidhur me çështje të sigurisë. Shqetësimi i SHBA-ve, i NAT0-s dhe BE-së për prezencën e Kinës në Ballkan është në lidhje me çështjet e sigurisë. Investimet kineze në një vend neutral në raport me NATO-n, siç është Serbia, tregon më shumë se prezencë ekonomike. Ndryshe nga Turqia, e cila ka një mision tjetër për prezencën e saj në Ballkan, dhe fakti që ndan kufij gjeografik të përafërt, pra Turqia e sheh si një kapërcim të natyrshëm në mahallën ballkanike, unë mendoj se Kina është tepër larg. Kina është këtu si një prezencë përballë Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara. 

EMISIONET