Ceferin zbulon gjithçka, premton ndryshime në Champions League

Ceferin zbulon gjithçka, premton ndryshime në Champions League

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin ka zbuluar se Liga e Kampionëve mund të pësojë ndryshime rrënjësore.

Numri 1 i Institucionit më të rëndësishëm të futbollit në Kontinentin e Vjetër i bëri këto premtime në një intervistë të gjatë për "The Times", ku pohoi se ka marrë propozime që skuadrat më të mira të sezonit të shkuar të kalojnë automatikisht në fazën e grupeve të Champions.

"Duhet të mbrojmë ekipet si Ajax këtë vit, apo Monaco dhe Leicester City para disa sezonesh. Ajax ka luajtur në gjysmëfinale këtë vit dhe tani do të duhet të shesin të gjithë lojtarët e tyre, sepse nuk e dinë nëse do të kualifikohen në Ligën e Kampionëve vitin e ardhshëm.

"Unë mendoj se ne duhet të mbrojmë shumë klube. Një ide është se ato klube që kanë sukses deri në një fazë të caktuar të kompeticionit të konkurrojnë edhe vitin e ardhshëm. Por kjo është vetëm një ide momentalisht. Ne kemi një takim më 11 shtator për ta debatuar atë me ligat dhe klubet."- përfundoi Ceferin, duke shtuar:

"Një Super Ligë nuk do të ndodhë kurrë deri kur unë të jem këtu."-tha ai.

Nëse një gjë e tillë miratohet, Champions League do të pësojë ndryshime duke nisur që nga sezoni 2020-2021.


EMISIONET