Ceferin: Ndërtimi i futbollit nis nga infrastruktura, Shqipëria e mbushur me talent

Ceferin: Ndërtimi i futbollit nis nga infrastruktura, Shqipëria e

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin ka dalë në një konferencë zyrtare, ku foli rreth impiantit "Air Albania Stadium" dhe përparimit të futbollit shqiptar në vitet e fundit.

"Kam qënë edhe më parë këtu. Përmirësimi i ekipeve vijon nga infrastruktura dhe besoj se do të jetë një sukses. Gjithashtu, unë nuk doja që të shprehesha vetëm për këtë impiant, por falenderime edhe për FSHF dhe marrëdhënien me Armand Dukën. Normalisht gjithçka nis me infrastrukturën, por ato që do të shtoj është që në kampionatet e vogla duhet të jenë më të forta, pasi lojtarët nuk do largohen shpejt. Për më tepër them se futbolli shqiptar ka marrë kursin e drejtë dhe jo atë të gabuar. Mendoj se me talentet që ka, Shqipëria nuk do të kalojë vetëm një raund kualifikimi, por edhe më shumë. Nuk mund të jap dot premtime, pasi votimi është transparent. Në të ardhmen besoj se do të ndodh, por nuk është korrekte nga ana ime që ta them një gjë të tillë.

"Michael Platini ka një rol të rëndësishëm në institutin e UEFA-s. Roli i Platini është i çfarëdoshëm, përveçse nuk është futbollist, pavarësisht moshës dhe fizikut që ka. Dënimi i tij ka mbaruar dhe për këtë mund të luaj çdo rol".

Pagesa 2 mln euro nga Qeveria për TVSH? Nuk ka pasur bisedime me kryeministrin shqiptar. Megjithatë sot jemi përqendruar te ndeshja dhe më pas do të shikojmë se çfarë do të ndodh.

"Wembley i Ballkanit"?

"Unë do të thoja që është stadiumi më i këndshëm në Ballkan. Mund të jetë një nga stadiumet më të rëndësishme në rajon. Nuk do ta krahasoja me Uemblin, sepse nuk ka pikë krahasimi. Krahasimet janë të ndryshme në konkekst dhe rrethana".

Racizmi në futboll…

UEFA nuk është një qeveri e një shteti, nuk mund të fusë njerëz në burg. Ne kemi një politikë zero ndaj racizmit. Pa mbështetjen e qeverive dhe të shteteve, është e vështirë të luftohen idiotët që shprehin ideologjinë e tyre në stadiume. Për fat të keq, ka kore të këtyre grupimeve. Shumë njerëz janë të apasionuar me futbollin, dhe këta njerëz shfrytëzojnë stadiumet për të shprehur ideologjinë e tyre. Duhet të bashkëpunojmë më fort me qeveritë e shteteve. Këto gjëra nuk ndodhin vetëm në vendet lindore. I kemi parë në Itali, në Angli, dhe e gjithë Europa është e frikësuar. Edhe unë vetë, fëmijët e mi nuk e kuptojnë diçka të tillë. Duhet të theksoj, se puna më e mirë që mund të bëhet, është duke edukuar brezat e ardhshëm.


EMISIONET