Çdo të ndodhë nesër? Ruçi: Do vazhdojë një ditë normale

Çdo të ndodhë nesër? Ruçi: Do vazhdojë

Pas votimit në qendrën e votimit pranë Liceut Artistik, në Tiranë, kryetari i Parlamentit Gramoz Ruçi u shpreh për mediat se pak më parë jo vetëm votoi, por edhe zgjodhi, pasi në Tiranë janë dy kandidatë Erion Veliaj nën siglën e PS-së dhe Arben Skënderi, nga Bindja Demokratike.

Ruçi: E patë jo vetëm votova, por edhe zgjodha. Nuk kemi dyshim për kë kam votuar. Zgjodha se ishin dy kandidatë. 
Subjekte politike ishin 30 dhe kandidatë 2. Do ishte mirë të ishin më shumë kandidatë në të gjitha bashkitë, pavarësisht se 30 nuk janë pak. Por sot nuk është dita të analizojmë këtë çështje, sepse kjo ka qenë temë diskutimi në ekranet tuaja, në debatet tuaja. Sot është dita për të bërë apel për maturi, qetësi dhe vendosmëri për të vazhduar reformat e vendit, duke shpresur se si rezultat i kësaj maturie dhe qetësie, vendosmërie, të këtij vendi dhe të këtij populli të hapen negociatat në muajin tetor.
Është mirë të marrin pjesë, të matur se duhet respektuar edhe ai që voton edh ai që nuk voton.
Do shpresoj dhe besoj që klasa politike shqiptare që nga dita e hënë, as ata që vendosën të mos marrin pjesë në zgjedhje, duhet të fillojnë të bëjnë analizën e tyre, por as mazhoranca dhe fituesit nuk duhet ta quajnë vetën fitimtarë dhe triumfatorë, por duhet të bëjën analizën e tyre për të shpalosur përgjegjësitë që kanë para popullit. 

Pyetjes se çdo të ndodhë nesër, Ruçi iu përgjigj duke thënë se do të jetë një ditë normale.

“Nesër do vazhdojë një ditë normale. Nuk do të mbarojë me këto zgjedhje.”

I pyetur nëse e shqetësonte fakti se po akuzohen se po instalonjnë diktaturën, duke bërë votime njëpartiake, Ruçi u shpreh se “nuk ka burrë nëne që të vendosë diktaturën veçanërisht në Shqipëri”.






EMISIONET