CAS "çliron" Chelsea, blutë fitojnë duelin me FIFA-n

CAS "çliron" Chelsea, blutë fitojnë duelin me FIFA-n

Dritë në fund të tunelit për Chelsea. Skuadra angleze ka marrë "OK" për të bërë merkato që në muajin janar, duke fituar duelin me FIFA-n në CAS.

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv i ka dhënë të drejtë Chelsea për të bërë merkato, duke i hequr dënimin prej 2 sezioneve të merkatos, atë të verës 2019 dhe janarit 2020 dhe gjobë prej 600 mijë funtesh.

Me merkaton e verës që u la pas pa blerë asnjë futbollist nga ana e Chelsea, janari do të jetë ndryshe.

"Blutë e Londrës" mund të hapin thesin për tu futur në merkato, teksa i duhet të paguajnë vetëm 300 mijë funte gjobë për shkeljen që sipas FIFA-s ka ndodhur me lojtarët e mitur.

EMISIONET