Cara Delevingne kapet mat me të dashurën e re, reagon Paris Jackson

Vetëm pak ditë më parë modelja e famshme Cara Delevingne është kapur mat me të dashurën e re.

Delevingne u fotografua duke u puthur me aktoren Ashley Benson në aeroportin Heathroë të Londrës.

Edhe pse kjo është hera e parë që shihen duke u puthur në publik, është spekuluar se dy modelet ishin në një lidhje që pranverë.

Në fillim të muajit maj, ato u parë duke u larguar nga koncerti i Lauryn Hill së bashku në NYC.

Me vonë atë muaj, Cara dhe Ashley u panë të kapura për dore në Neë York. Dhe javën e kaluar festuan së bashku ditëlindjen e Cara në Riviera 31 të Sofitel në Los Anxhelos.

Ndërsa ka reaguar dhe ish e dashura e Delevingne, Paris Jackson duke i treguar asaj dhe botës që e do.

Vajza e Michael Jackson postoi një fotografi me modelne ku shkruan: "Gëzuar ditëlindjen (edhe pse me vonesë). Të dua! Unë jam krenare për ty dhe gjithçka që ti bën. Këtu është një vit tjetër i jetës dhe jam me fat që të kanë pjesë të jetës sime."

Cara dhe Paris kurrë nuk e konfirmuan zyrtarisht lidhjen e tyre edhe pse paparacët i kapën duke kërcyer dhe puthur në Paris dhe Los Angelos.


EMISIONET