Gazetari Artur Çani i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, tha Shqipëria po shkon drejt një sistemi totalitar që nuk të futën në burg. Ai thotë se është e pakuptueshme që vendimet e gjykatës nuk respektohen.

Çani: Pa dashur po kalojmë në një sistem totalitar, pa të futur në burg. E para të zhvleftëson fjalën, çfarëdo që thua ti unë do të veproj siç dua vet. Paçka se ç'thotë vendimi i gjykatës, unë do të bëj atë që dua. Këtu është një njeri që vendos për të gjitha. Është një rast absurd në Vlorë. Para tre javësh në Vlorë, ca pronarë që kanë një pronë tani e kanë ndarë. Hipoteka nuk ua regjistron. Shkojnë në Gjykatë. E fitojnë gjyqin, shkojnë me vendim të Gjykatës të formës së prerë dhe nuk ua regjistrojnë sërish. Takova drejtorin e ri të Hipotekës, një djalë që për fatin e tij të keq kishte mbaruar në La Sapienca të Romës për drejtësi dhe tha që më kanë dhënë urdhër në Kryeministri për të mos e regjistruar. Të nesërmen shkoi në kryeministri. Sot nuk të fusin në burg, të injorojnë.


/Ora News.tv/