Në analiznë e 300 ditëve të punës së Ministrisë së Financave janë prezantuar arritjet në fushën e financave, në dogana dhe tatime. Në fjalën e tij ministri Shkëlqim Cani u ndal te shlyrja e borxhit. Ai u shpreh se objektiv mbetet që brenda periudhës maj-qershor të viti 2015 të shlyejë borxhet. Këtë Cani e quan si detyrim të qeverisë. “Objektivi ynë është që në muajin maj-qershor të vitit të kaluar të kemi shlyer borxhet. Mabse ka edhe skepticizëm pse e bëjmë këtë. Por është një detyrim i shtetit që të shlyejë detyrimet e veta. Në u zotuam dhe duhet të jemi konsekuent në mbajtjen e zotimeve. Por edhe për individin nuk është që menduam për biznesin dhe nuk menduam për qytetarin, për arsye se paratë që i dhamë biznesit shtuan likuiditetin e biznesit , përmirësuan gjendjen finanmciare të biznesit, kjo përkthehet potencialisht në fillimin e kreditimit, sepse bankat do të jenë me racionale. Kreditimi dhe investimet janë punësim, punësimi është bagë, paga është mirëqënie. Pra ne arrijmë objektivin që kemi vendosur si qeveri”, tha Cani. Ministri i Financave i konsideroi 300 ditët si një stacion, për të marrë frymë në drejtim të sfidave të rejë për ditët që vijnë. “300 ditë e para nuk janë një fund por është një stacion, një hap për të marrë pak frymë për tu mbushur me kurajo dhe eksperiencën e krijuar për të parë në atë që unë e kam merak, 300, 600,900 ditët e tjera, drejt sfidave që nuk janë sfida që duhen marrë lehtë, por kërkojnë një roformë tërësorë në mentalitetin tonë tashmë si organe fiskale”, u shpreh ministri Cani. Tre drejtimet e Ministrisë së Financave për 300 ditët e ardhshme Cani deklaroi se Ministria e Financave në 300 ditët që vijojnë do të përqëndrohet kryesisht në 3 drejtime. 1-Thellimi i luftës kundër korrupsionit, evazionit dhe kontrabandës. 2-Shtimi i efikasitetit të përdorimit të parave publike. 3-Sigurimi i mëtejshëm i stabilitetit ekonomik. Kjo është një detyrim i mbajtur po që kërkon më shumë vëmendje. Është detyrim që paraja publike duhet të gjejë vendin dhe të kursehet sa më shumë. Gjithashtu Cani deklaroi se "në këto 300 ditë stabilizuam situatën, rritëm besimin kryesisht të biznesit dhe them që rezultatet e kanë justifikuar besimin e tyre, por kursesi nuk duhet të kënqemi me pak. Shumë detyra në presin në të ardhem."   Ndërkohë drejtoreshë e përgjithshme e doganave Elisa Spiropali u shpreh se të ardhurat janë rritur me 14.3 % duke I shkuar si ndihmë buxhetit. Sipas ministrit Cani në 300 ditë që kaluan u arrit që të stabilizohej situate ekonomike në vend duke vendosur të tjera sfida për periudhën tjetër. Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter ex/em/oranews.tv

/Ora News.tv/