Cakaj: Serbia ka dështuar në vënien para drejtësisë të përgjegjësve për krimet ndaj kosovarëve

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj ka përshëndetur miratimin e rezolutës nga Dhoma e Përfaqësuesve për vëllezërit Bytyçi.

Ndërkohë u shpreh se Serbia po dështon në vënien para drejtësisë të përgjegjësve për krimet kundër shqiptarëve të Kosovës.

“Shqipëria mirëpret votën unanime të Dhomës së Përfaqësuesve mbi Serbinë për çështjen e vëllezërve Bytyçi. Serbia vazhdon të dështojë në ndjekjet penale të përgjegjësve për krimet e panumërta të bëra kundër shqiptarëve të Kosovës,”-u shpreh Cakaj.

Dhoma e Përfaqësuesve, miratoi të martën një rezolutë, ku kërkon që Serbia të dënojë vrasësit e tre vëllezërve Bytyçi.

Lexoni për më shumë: Ambasada amerikane në Beograd kërkon ndriçimin e vrasjes së vëllezërve Bytyçi

EMISIONET