Cakaj merr mbështetje nga Greqia e Gjermania

Cakaj merr mbështetje nga Greqia e Gjermania

Ministri i jashtëm në detyrë Gent Cakaj ka marrë mbështetjen e qeverisë greke dhe gjermane për të përballuar situatën post tërmet.

Gjatë një takimi që ka pasur me homologun grek Nikos Dendias dhe atë gjerman Heiko Maas në Berlin, Cakaj bëri me dije se në fokus të diskutimeve ishte edhe ndërmarrja e veprimeve të përbashkëta për çeljen e negociatave pranverën e ardhshme.

Cakaj dhe ministri i jashtëm grek diskutuan gjithashtu edhe për një varg veprimesh të përbashkëta në funksion të riparimit e rindërtimit të hapësirave të dëmtuara nga tërmeti.

Pas takimit me ministrin e jashtëm gjerman, Cakaj bëri të ditur Shqipëria gëzon mbështetjen e Gjermanisë për hapjen e negociatave.

Gjithashtu, homologët ndanë qëndrime të njëjta lidhur me vazhdimin e reformave transformuese të Shqipërisë dhe plotësimin e kushteve të paraqitura nga Bundestagu në funksion të rrugëtimit evropian.

Cakaj shprehu mirënjohjen për mbështetjen e jashtëzakonshme të Gjermanisë dhe Greqisë për përballimin e pasojave të tërmetit.

EMISIONET