Bytyçi rekomandon: Nëse Vjosa Osmani bëhet kryeministre, Albin Kurti të bëhet President

Bytyçi rekomandon: Nëse Vjosa Osmani bëhet kryeministre, Albin

Analisti Enver Bytyçi ka rekomanduar një formulë të re për situatën në Kosovë. Sipas tij, nëse Vjosa Osmani merr votat e nevojshme për tu bërë kryeministre, Albin Kurti duhet të bëhet Presidentit.

I ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora, Bytyçi thotë se Thaçi nuk mund të vazhdojë punën më si President. Ndërsa thekson se Albin Kurti është figura më e përgatitur për të marrë postin e Presidentit.

Enver Bytyçi: Unë do të rekomandoja një formulë. Nëse Vjosa Osmani do të marrë vota më shumë dhe do të jetë kryeministre e vendit unë do të rekomandoja që me procedurë të përshpejtuar, zoti Kurti të zgjidhej si President i Kosovës. Për mua zoti Thaçi i ka konsumuar atributet jo normale për të mos qenë më president i Republikës së Kosovës. Një fitore e madhe e këtyre dy partive politike, me të cilët besoj që mund të bashkohet edhe AAK, e Ramush Haradinaj bën votat e domosdoshme që të ketë një president tjetër. Albin Kurti është për mua një nga figurat më të përgatitura për të luajtur një rol të rëndësishëm si President i Republikës.

EMISIONET