Bypass-i i Fierit, banorët: Automjetet qarkullojnë me shpejtësi, janë bërë aksidente

Bypass-i i Fierit, banorët: Automjetet qarkullojnë me shpejtësi,

Banorët e fshatrave përgjatë Bypass-it të Fierit ankohen për mbikalimet të cilat nuk kanë përfunduar ende. Ata detyrohen ta përshkojnë çdo ditë këtë rrugë duke rrezikuar jetën.

Hapja e një korsie të vetme pa përfunduar i gjithë projekti ka sjellë shumë problematika dhe aksidente në bypass-in e Fierit.

Në mungesë të mbikalimeve të cilat nuk kanë përfunduar ende, banorët e fshatrave përgjatë Bypassit detyrohen të kalojnë mes për mes rrugën duke rrezikuar edhe jetën.

"Janë bërë 7-8 aksidente"

Këtë rrugë e përshkojnë çdo ditë, pasi është e vetmja që lidh shtëpitë me tokat e tyre bujqësore.

Ata janë dëshmitarë të shumë aksidenteve me pasojë jetën ndërsa thonë se u duhet të tregohen shumë të kujdesshëm pasi automjetet qarkullojnë me shpejtësi të lartë.

"Jemi vetë të kujdesshëm"

Rruga e papërfunduar dhe në disa segmente pa sinjalistikë përbën problem edhe për drejtuesit e mjeteve.

"Është shumë problem, sidomos për moshat e vjetra"

Përgjatë të gjithë Bypassit janë 7 rrugë provizore të cilat bëjnë lidhjen e Bypassit me fshatrat që ndodhet përgjatë tij. Me një gjatësi prej 22 km, rruga ka ulur ndjeshëm qarkullimin e automjeteve drejt jugut të vendit por hapja e saj ende pa përfunduar punimet ka shkaktuar shumë aksidente.

EMISIONET