Bylykbashi: Rama fshehu ndalimin nga policia italiane, Rama: O Zot pse nuk e pate mendjen kur i krijove këta

Bylykbashi: Rama fshehu ndalimin nga policia italiane, Rama: O Zot pse nuk e

Ish-deputeti i PD, Oerd Bylykbashi akuzon kryeministrin Rama se ka fshehur ndalimin nga policia në deklaratën e tij të dekriminalizimit.

Bylykbashi i referohet një deklaratë të kreyeministrit Rama në një media italiane, i cili ka thënë se vite më parë është arrestuar në Bolonja sepse kishte kundërshtuar një punonjës policie.

Reagimi i Oerd Bylykbashi

Ne mes te hallit qe ka zene te gjithe, kur njerezit jane mbyllur ne shtepi dhe shpesh nuk kane mundesi te sigurojne buken e femijeve, apo biznesi u eshte mbyllur, Rama deklaroi ne median italiane se vite me pare eshte arrestuar ne Bolonja sepse kishte kundershtuar nje punonjes policie.

‎Ka nje problem te madh me kete deklarim: eshte arrestuar nga policia. Kryeministri NUK e ka deklaruar kete arrestim ne formularin e Dekriminalizimit! Ne rast mosdeklarimi ligji dikton se ai humbet te gjitha funksionet publike. Edhe si deputet edhe si kryeministër! Ligji i Dekriminalizimit i kaluar me shumice te cilesuar nuk pezullohet me akt normativ as ne kohe lufte apo pandemie.

Sa per t'ia kulluar mendimet Kryeministrit, dy deputete jane larguar nga parlamenti per kaq gje. Thjesht sepse nuk deklaruan arrestin.

Edi Rama duhet te sqaroje urgjentisht nese ka genjyer per propagande se eshte arrestuar ne Bolonja pasi kundershtoi nje punonjes policie, ne te kundert institucionet duhet te nisin menjehere proceduren e parashikuar nga Ligji i Dekriminalizimit per mosdeklarim ne formularin e Dekriminalizimit te arrestimit nga policia.

Reagon Rama 

Menjëherë më pas ka reaguar dhe kryeministri Edi Rama. Permes një postimi në twitter kryeministri u drejtohet me ironi  

O Zot të lutem në gjunjë t'u japësh pak vaj për kandilin e trurit, se u është fikur krejt e nuk dinë ç'nxjerrin nga terri i gojës! Unë flas me mediat italiane për racizmin antishqiptar në Itali gjatë viteve '90, duke sjellë shembull një sherr me një polic në aeroport, po këta?!
Këta flasin për formularin e dekriminalizimit ku s'paskam deklaruar ndalimin nga policia! O Zot pse nuk e pate mendjen kur i krijove këta, po i le si karabina pa mure, pa elektrik, pa ujë?! Ndërhyr Zot i madh se gjynah këta, po gjynah edhe ky popull që çfarë nuk dëgjon prej tyre!

EMISIONET