Kukësi e ka mbyllur me fitore fazën e parë të edicionit 2019-2020 në Kategorinë Superiore.

Nënkampionët e Shqipërisë nuk hasën vështirësi në "Roza Haxhiu", teksa mposhtën me shifrat 4-1 Luftëtarin. Ishte një ish, heroi i ekipit të Shpëtim Duros me Vasil Shkurtaj që realizoi një dopietë personale, teksa llogaritë i kishte hapur Ethemi që në minutën e dytë.

Goli për 3-0 mban firmën e një tjetër ish-i, Eduart Rroca, ndërsa Cela shënoi golin e vetëm për gjirokastritët. Fitore edhe për Bylis, që tregon edhe njëherë se nuk është gabimisht në krye.Ballshiotët triumfuan 3-1 ndaj Tiranës, me golat e Goxha, Guindo dhe Celis. Ismael Dunga shënoi golin e vetëm për bardheblutë.

Befasia vjen nga Laçi, aty ku kurbinasit fitojnë 3-0 përballë kryesuesve të Teutës. Teco dy herë dhe Xhixha i dhanë fitoren e dytë ekipit të Cungut, që ngjitet në kuotën e 10 pikëve dhe lë përkohësisht zonën e ftohtë.

Pas këtyre rezultateve, Bylis merr kreun me 16 pikë, ndjekur nga Teuta me 15 dhe Kukësi e Tirana me 14. Partizani ka mundësinë e madhe për ta mbyllur në krye këtë fazë të parë, nëse merr maksimumin nesër ndaj Skënderbeut.

/Ora News.tv/