Buzëqesh Juventusi, Milanit i dëmtohen dy futbollistët titullar

Buzëqesh Juventusi, Milanit i dëmtohen dy futbollistët titullar

Probleme finaciare, rezultate negative, ndërrim trajnerësh dhe së fundmi dëmtime të shumtë kanë kamufluar klubin e Milanit. 

Kuqezinjtë, të cilët u mundën nga Lazio, renditen në vendin e 12-të me 13 pikë të grumbulluara pas 11 javëve kampionat. Mediat italiane raportojnë se trajneri Andreo Pioli duhet të përballet edhe me dëmtimet e Castillejos dhe Suso, të cilët me ardhjen e trajneri italian në drejtimin e skuadrës u rikthyen titullarë.

Ish-lojtari i Liverpoolit ka pësuar një dëmtim në ligamentet e kofshës e majtë, çka e detyroi të mos luante me Lazion, sfidë të cilën kuqezinjtë e humbën 1-2. Sa i takon Castillejos, 24-vjeçari u detyrua të linte fushën në minutën e 35-të pas një tërheqjeje muskulore në kofshë.

Për momentin nuk dihet ende koha e rikuperimit të dy lojtarëve, që me shumë mundësi nuk do të jenë në sfidën ndaj Juventusit.

EMISIONET