Buxheti i Shtetit për vitin 2019 jo vetëm që nuk parashikon fonde për rritjen e pagave dhe vetëm indeksim të pensioneve, por tashmë është paraqitur në kundërshtim me ligjin. Për shkak të vonesave që krijonte në alookimin e fondeve në ministritë në vitin pasardhës, mazhoranca aktuale vendosi afate konkrete për miratimin e tij.

Në vitin 2016 në ligj u saktësua se Brenda datës 15 tetor Këshilli i Ministrave duhet të miratojë projektbuxhetin vjetor.

Në datën 20 tetor kryeministri ia paraqet atë kuvendit.

Denaj: Ka kaluar dje në qeveri dhe çdo proces ka fazat e tij.

Sipas të njëjtit ligj Projektligji i buxhetit miratohet nga Kuvendi, brenda datës 15 dhjetor, për të bërë të mundur dhe hapjen e fondeve në kohë për vitin pasardhës.

Sipas procedurës, pas paraqitjes së projektbuxhetit komisionet ndërpresin diskutimet për çdo ligj tjetër. Fillimisht ai miratohet në parim dhe më pas kalon për diskutim në komisione me një afat kryesisht dy javë. Në këto kushte duket se jo vetëm qeveria do të shkelë ligjin por dhe parlamenti rrezikon të jetë jashtë afateve ligjore.

Situate krijohet në momentin kur BB ka publikuar raport kritik mbi korrupsionin, por ministrja Denaj shprehet se ende nuk është njohur me të.

Denaj: Raporti i BB duhet të vijë dhe të diskutohet me ministrinë e Financave.

/Ora News.tv/