Ka përfunduar me unanimitet të plotë të votave të të gjithë këshilltarëve, Projekt-Buxheti i Bashkisë Elbasan, për vitin 2018. Kjo është arritur në mbledhjen e dytë të Këshillit Bashkiak , ndërsa herën e pare,  këshilltarët e Djathtë do të kërkonin më tepër kohë, për tu njohur me Projekt-Buxhetin e vitit të ardhshëm. 

Pikërisht në këtë mbledhje , ku votimi i Buxhetit u spostua në një mbledhje të dytë, kreu i Bashkisë z.Qazim Sejdini, ka mirëkuptuar kërkesën e grupit të këshilltarëve të PD-së duke e ka konsideruar të drejtë kërkesën e tyre. Mbledhja e sotme, me praninë e të gjithë këshilltarëve, ka vazhduar me diskutime të shumta rreth pikave më nevralgjike të Projekt-Buxhetit.

 Në emërues të përbashkët ka qene sensi i diskutimeve , lidhur me shqetësimet qytetare dhe për të administruar sa më mirë fondet e parashikuara në dobi të komunitetit të madh të kësaj Bashkie. Më së shumti , sugjerimet kanë qenë nga këshilltarët e Djathtë , të cilat janë mirëpritur nga kreu i Basshkisë , Z.Sejdini.

Seanca e dytë e mbledhjes së Këshillit Bashkiak ka nisur direkt me fjalën e përfaqësuesit  të grupit të këshilltarëve të PD-së, Eugen Isaj i cili është shprehur se PD është dakord për miratimin e projekt buxhetit. 

Në mbarim të fjalës së tij, hedhja në votim  ka mbetur thjeshtë një procedurë e zakonshme, pasi duartrokitjet e gjithë këshilltarëve , treguan për një konsensus të plotë.

Hedhja në votim, nuk ka marrë asnjë votë kundër.Kësisojë Bashkia e Elbasanit,  nis vitin 2018 me një Buxhet të miratuar njëzëri nga të gjithë përfaqsuesit e votuar të këtij komunitetit në Këshillin Bashkiak.



/Ora News.tv/