Rritet çmimi i biletës për të parë Butrintin

Rritet çmimi i biletës për të parë Butrintin

Prej 1 Janarit bileta për të vizituar parkun kombëtar të Butrintit është unifikuar në vlerën 700 lekë, për shqiptarët dhe të huajt! Por ky vendim i Ministrisë së Kulturës, ka ngjallur reagimin e operatorëve turistikë, jo për vlerën, por për kohën ku hyn në fuqi, pasi ata thonë se një pjesë të marrëveshjeve i kanë nënshkruar tashmë më bashkëpunëtorët e huaj!

700 lekë është çmimi i ri i unifikuar i biletës për cdo vizitor të Parkut Kombëtar të Butrintit.

Vendimi i Ministrisë së Kulturës që ka nisur të zbatohet prej 1 janarit, sic konfirmon edhe drejtori i Parkut, Gjergji Mano, rrit cmimin edhe për vizitorët vendas që më parë paguanin 300 lek. Ndryshime ka edhe në lehtësitë për grupet e turistëve.

Arben Çipa: Pjesa e shqiptarëve të cilët trajtoheshin me një biletë 350 lekë të reja, tani do trajtohen me 700 lekë të reja.

Rritja e biletës për në Butrint, ka ngjallur reagimin e operatorëve turistikë, jo për vlerën, por për faktin se hyn në fuqi në një kohë kur ata i kanë mbyllur marrëveshjet e para me bashkëpunëtorët e huaj.

Arben Çipa: Duhej të organizohej në një formë tjetër dhe padyshim informacioni duhet të ishte dhënë në kohë, pra para fillimit të sezonit.

Kryetari i shoqatës së operatorëve turistikë në Sarandë, Arben Cipa, thotë se kjo lëvizje e pakonsultuar dhe e panjoftuar më herët, sic shprehet ai, mund të ndikojë në uljen e numrit të vizitorëve.

Arben Cipa: Kjo është dicka që duhej konsultuar dhe me pjesën e subjekteve ku aktualisht numri i vizitorëve është ai që ne aktualisht sjellim në Butrint, në pjesën më të madhe.

Ulje të vlerës së biletës parashikohet vetem për grupet turistike mbi 30 persona. Përgjatë vitit 2017 Parku kombëtar i Butrintit u vizitua nga rreth 170 mijë turistë, shqiptarë e të huaj.

EMISIONET