Bushati: Faktori politik në Kosovë ka qenë i përçarë, nuk e riparon dot Tirana

Bushati: Faktori politik në Kosovë ka qenë i

Për ish-ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati faktori politik në Kosovë ka qenë i përçarë. I ftuar në emisionin "Tempora", Bushati tha se këtë gjë nuk mund ta riparojë Tirana zyrtare.

Bushati: Faktori politik në Kosovë ka qenë më i përçarë se kurrë, qoftë edhe faktori politik brenda shumicës qeverisëse. Kjo nuk mund të riparohet dot nga Tirana zyrtare. Nuk mund të jetë Tirana zyrtare dhe asnjë kryeministër që ti thotë Prishtinës kjo është receta dhe këtë duhet të ndiqni. 

Unë kam insistuar që për ne është e rëndësishme të përcaktojmë disa linja strategjike. Që mos të hapet statusi i Kosovës, mos të vihet në pikëpyetje vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për rastin e  Kosovës. Duhet që të gjithë njerëzit në procesin e negocimit të kuptojnë që kur ulesh në një marrëveshje duhet të bëjnë kompromiset e tyre. Kjo është një çështje e rëndësishme. Një parti politike mund të fitojë më shumë duke bërë retorika me këtë çështje. Kam parë edhe sharlatanë me harta dhe duket sikur çdo gjë është e zgjidhur ndërkohë që nuk është kështu. Do jetë një proces i vështirë dhe klasa politike në Kosovë duhet të marrë fatin në duart e saj dhe Tirana duhet ta mbështesë.

EMISIONET