Burri tentoi të vidhte “Benzin” në Elbasan, e pëson keq

Burri tentoi të vidhte “Benzin” në Elbasan, e pëson

Një 62 – vjeçar është vënë në prangat e policisë së Elbasanit, pasi tentoi të vidhte një makinë.

I arrestuari është shtetasi K.B., 62 vjeç, banues në Elbasan.

“Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen, "Qemal Stafa", Elbasan,  ēshte konstatuar nga shërbimet e rendit në tentativë për të vjedhur mjetin tip, " Benz", në pronësi të shtetasit M.B.” njofton policia.  

Nga veprimet e kryera dyshohet se shtetasi i lartëpërmendur, është  dhe autor  i vjedhjes  së njē aparati celular, në pronësi të shtetasit N.M., i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan,  për veprime të mëtejshme.

Foto Ilustruese

EMISIONET