Burri del lakuriq në qendër të Milanos: Ata vodhën gjithçka nga unë

Burri del lakuriq në qendër të Milanos: Ata vodhën

"Një gjerdan qafë dhe asgjë tjetër".  Ky burrë u shfaq i tëri lakuriq të enjten në qendrën e Milanos,  qytetit të shkretë për shkak të karantinës së imponuar nga urgjenca e koronavirusit.

Gjithçka ndodhi rreth orës 13 të pasdites në Corso Buenos Aires , rruga më e njohur e qytetit për butikët dhe dyqanet e saj.

Burri, i cili raportohet se bërtiste "ata vodhën gjithçka nga unë", kaloi disa sekonda duke shikuar në dritaren e një dyqani syzesh dhe më pas iu afrua një patrullë të policisë lokale.

Një efektive e policisë rrugore i ofroi një peshqir të bardhë për tu mbuluar, por ai e refuzoi atë, përpara se të bllokohej nga agjentët e policisë së Shtetit, të cilët ndërhynë disa momente më vonë.

Policët, të cilët po kalonin nëpër zonë dhe ishin paralajmëruar nga disa kalimtarë, e neutralizuan burrin në tokë dhe më pas e shoqëruan në spital për t'iu nënshtruar një vizite psikiatrike".


EMISIONET