Klos, makina humb kontrollin dhe bie në lumin Mat

Klos, makina humb kontrollin dhe bie në lumin Mat

Një automjet është rrëzuar në rrjedhën e lumit Mat në Klos. Nga dëshmia e pronarit të makinës, ngjarja ndodhur mbrëmjen e djeshme dhe fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

“Në vendin e quajtur Ura e Fshatit, në dalje të Bashkisë Klos, shtetasi S.B, banues në Klos, duke drejtuar automjetin tip Fiat me targa AA 607 LC, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë nga rruga, duke rënë në lumin Mat.

Shtetasi S.B, ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22.30, datë 06.12.2017, kur  po udhëtonte i  vetëm dhe nuk ka pësuar asnjë lëndim, dhe ndodhet në banesën e tij”, tha policia.

Shërbimet e Policisë po punojnë për zbardhjen e poltë të ngjarjes  dhe për nxjerrjen e automjetit nga uji.

EMISIONET