Bulqizë, makina humb kontrollin dhe del nga rruga, 4 të plagosur

Bulqizë, makina humb kontrollin dhe del nga rruga, 4 të plagosur

Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti në Bulqizë. Ngjarja ka ndodhur pranë vendit të quajtur Qafës së Buallit, ku një makinë "Fuoristradë" ka humbur kontrollin teksa tentoi të parakalonte një kamion, duke përfunduar jashtë rrugës.

Mësohet se dy prej të plagosurve janë dërguar me helikopter në Tiranë, ndërsa dy të tjerë në spitalin rajonal të Bulqizës.

"Në aksin rrugor Bulqizë-Klos,  shtetasi V.E,  banues në Mat,  duke drejtuar automjetin tip 'Land Rover', ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga. Si pasojë  kanë  mbetur të lënduar  pasagjerët  A.T,  dhe M.L, të cilët janë transportuar për ndihmë më të specializuar drejt Tiranës, ndërsa shtetasi H.J së bashku me drejtuesin e mjetit po merrin ndihmë mjekësore në spitalin e Bulqizës", sqaron policia.

Policia dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


EMISIONET