Bulku: Situata është shumë alarmante tek Skënderbeu

Bulku: Situata është shumë alarmante tek Skënderbeu

Skënderbeu pësoi një tjetër disfatë me goleadë dhe tani ekipi rrezikon, pasi ndodhet në vend të tetë në klasifikim.

Trajneri i futbollit, Sokol Bulku sugjeron se drejtuesit duhet të bëjnë disa afrime në merkaton e janarit për ta nxjerr ekipin nga kjo situatë. Gjithashtu në emisionin “Ora Sport”, në RTV ORA ai përgëzoi trajnerin, Ilir Daja për punën që ka bërë në të tilla kushte.

“Trajneri Daja ka probleme me organikën. Muzaka është i dëmtuar, ka patur edhe dëmtime të tjera. Lojtarët e rinjë nuk e përballojnë dot Superioren, pasi duhet një ndërthyrje e brezave. Daja ka përshtatur mesfushorët në mbrojtësa, çdo ndeshje humbet lojtarë për shkak dëmtimesh dhe kjo ka ndikuar shumë. Situata është shumë alaramte. Skënderbeu mund të rrëshkas akoma më poshtë në klasifikim. Drejtuesit duhet të bëjnë shumë përforcime, por është e vështirë. Nuk bëhet ekipi në janar, pasi ke shumë pak alternativa. Skënderbeu ka një trajner shumë mirë, por nuk ka shumë lojtarë”.


EMISIONET