Bujqësia me shumë lekë

Bujqësia me shumë lekë

Buxheti 2020 për bujqësine do të shkojë në 11.4 mld lekë, ose 15% më i lartë.

Veterinaria, ristrukturimi i AKU, mbështetje financiare për skemën e subvencionimeve bujqësore dhe siguria ushqimore do të mbeten prioritetet e kësaj Ministrie.

Çuçi: Fondi i parashikuar për skemat kombëtare këtë vit është 843 milion lekë. Skemën e kemi ende në proces diskutimi dhe konsultimi për identifikimin e sektorëve që do të mbështeten dhe masat mbështetëse përkatëse.

Përmbytjet janë kthyer në shqetësim për bujqësinë ndaj dhe një pjesë e konsiderueshme e shpenzimeve do të shkojnë në këtë fushë.

Çuçi: Me financimin rreth 627 milion lekë parashikohet të ndërhyhet në rreth 15 objekte të mbrojtjes nga përmbytja. Kryesisht mbrojtje nga lumenjtë Shkumbin, Drini i Zi, Vjosë, Seman dhe Drinos. Rehabilimin e ujërave të kanaleve të larta në zonën e Kurbinit dhe të Mamurrasit ku dhe kemi patur problematika më të mëdha nga reshjet e ditëve të fundit. 258 milion lekë do të përdoren për rehabilimin e 8 digave si objekte në vazhdim të financuara dhe filluar financimi në vitin 2019.

Gjatë diskutimeve të buxhetit në komisionin parlamentar të Ekonomisë u theksua domosdoshmëra e mbështetjes së bujqësisë.

EMISIONET