"Bujku" shqiptar kapet me drogë në Itali

"Bujku" shqiptar kapet me drogë në Itali

Një shqiptar u arrestua në lagjen Faenza në Ravena, në kuadër të një operacioni kundër trafikut të drogës mes provincave Forli dhe Ravena.

Mediat italiane raportojnë se shqiptari i arrestuar është me iniciale M.S. Pas kontrollit në banesë, atij iu gjetën 660 gr kokainë, 770 gram hashash dhe 230 gr marijuanë.

Po ashtu shqiptarit iu sekuestruan edhe 5 mijë euro, të cilat dyshohet se i kishte përfituar nga vepritaria kriminale e trafikut të drogës.

Shqiptari ishte një punëtor bujqësie dhe jetonte me gruan dhe fëmijët e rritur.

Shqiptari u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Ravenas.

EMISIONET