Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 1.0% në 0.5%; të ulë normën e interesit të kredisë njëditore, nga 1.9% në 0.9% si dhe të mbajë të pandryshuar normën e interesit të depozitës njëditore, në nivelin 0.1%.

Në daljen publike, guvernatori i BSH-se deklaron se masat e nevojshme të kujdesit për parandalimin e koronavirusit do të ketë efekt në ekonomi. 

"Përhapja e pandemisë COVID-19 në Shqipëri përbën një sfidë për ekonominë dhe sektorin tonë financiar. Masat e nevojshme të kujdesit, të marra nga autoritetet publike dhe private për të kufizuar përhapjen e virusit COVID-19 në popullsi, do të kenë dhe një ndikim të dyfishtë në aktivitetin ekonomik. Nga njëra anë, reduktimi i përkohshëm i prodhimit dhe punësimit sjell uljen e ofertës së mallrave e shërbimeve në treg dhe reduktimin e të ardhurave të familjeve. Nga ana tjetër, distancimi social sjell rënien e kërkesës, si dhe tkurrjen e shitjeve, të të ardhurave dhe të likuiditetit të bizneseve." 

Në gjykimin e Këshillit Mbikëqyrës, ulja e normës bazë të interesit është një masë e nevojshme për reduktimin e kostos së huamarrjes së re, për reduktimin e kostos së shërbimit të borxhit ekzistues dhe për lehtësimin e qarkullimit të likuiditetit në bizneset dhe familjet shqiptare. Ajo ndihmon funksionimin sa më normal të mekanizmit të transmetimit të politikës monetare si dhe lehtëson presionin mbi bilancet financiare të operatorëve ekonomikë, duke iu dhënë atyre më shumë kohë, hapësirë dhe frymëmarrje për përballimin e goditjes." 

Masat e tjera qe jane marre nga Banka e Shqiperise jane

- Banka e Shqipërisë ka rritur kapacitetet operacionale për të garantuar furnizimin e ekonomisë me monedhë dhe kartëmonedhë, si dhe për të garantuar funksionimin normal të sistemit të pagesave elektronike. Brenda kufizimit orar të lëvizjes të vendosur nga autoritetet publike, të gjithë operatorët ekonomikë duhet të jenë të vetëdijshëm se sistemi i pagesave do të funksionojë normalisht.

- Banka e Shqipërisë ka adoptuar strategjinë operacionale të injektimit të pakufizuar të likuiditetit në sektorin bankar. Ky sektor, dhe nëpërmjet tij bizneset, familjet dhe sektori publik, do të kenë mundësi të tërheqin pranë Bankës së Shqipërisë të gjithë likuiditetin e nevojshëm dhe të kërkuar prej tyre.

- Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të lehtësojë procedurat e shtyrjes me një tremujor të pagesës së kësteve të kredisë për bizneset dhe familjet e prekura nga kriza, duke i ofruar sektorit bankar hapësirat e nevojshme rregullatore për ta bërë këtë.

Po monitorojme situaten-  Sejko thote se BSH po monitoron situaten dhe mbetet gati te nderhyje

"Këshilli Mbikëqyrës mbetet në monitorim të vazhdueshëm të situatës. Në linjë me masat e marra nga bankat e tjera qendrore dhe në varësi të evoluimit të situatës, Banka e Shqipërisë mbetet e gatshme të përdorë të gjitha instrumentet operacionale dhe hapësirën rregullatore që disponon për të minimizuar pasojat e pandemisë në ekonominë dhe sistemin financiar shqiptar." 

Në çdo rast, objektivi i aksionit tonë do të jetë ruajtja e stabilitetit monetar dhe financiar të vendit, lehtësimi i kostove të krizës për bizneset dhe familjet shqiptare, dhe krijimi i premisave për një rimëkëmbje sa më të shpejtë të ekonomisë në periudhën vijuese. Plotësimi i këtyre parakushteve i hap rrugë respektimit të objektivit tonë të stabilitetit të çmimeve në afatin e mesëm dhe të gjatë. Masat tona monetare, rregullatore dhe institucionale, do të qëndrojnë në fuqi për sa kohë do të jetë e nevojshme." 

Sejko nënvizon se  Shqipëri gëzon shëndet të mirë ekonomik dhe financiar por nënvizon se për minimizimin e pasojave afatgjate të pandemisë kërkohet përpjekje serioze të koordinuara dhe të harmonizuara nga të gjithë autoritetet publike e private në vend.

"Shqipëri gëzon shëndet të mirë ekonomik dhe financiar. Parametrat e funksionit të ekonimisë sektorit bankar janë të të shëndetshëm, rezervat e sektorit bankar janë të larta. Në këtë kontekst këshilli mbikqyrës I BSH-së vëren se minimizimi i pasojave afatgjate të pandemisë kërkon përpjekje serioze të koordinuara dhe të harmonizuara nga të gjithë autoritetet publike e private në vend"  u shpreh Sejko. 



/Ora News.tv/