BSH kërkon reforma për të përmirësuar klimën e të bërit biznes

BSH kërkon reforma për të përmirësuar klimën e

Pas institucioneve ndërkombëtare si Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar si dhe shqetësimit të ngritur nga biznesi amerikan ka qenë Banka e Shqipërisë që ka bërë apel që të ndërhyhet për të përmirësuar klimën e të bërit biznes si dhe të përmirësohet konkurrenca.Guveranatori Gent Sejko u  shpreh se tashmë është momenti i duhur për të ndërhyrë.Ndërkohë që zhvlerësimin e euros e lidhi me kërkesë-ofertën.

Banka e Shqipërisë bën apel që të ndërmerren reforma për të përmirësuar klimën e të bërit biznes.

Kjo kërkesë e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë vjen pas shqetësimeve të ngritura nga Fondi Monetar Ndërkombëtar apo biznesi amerikan.

Gent Sejko u shpreh se ekonomia shqiptare është në një moment që ka nevojë për reforma të mirëfillta strukturore.

Sejko: Në mbyllje, Këshilli Mbikëqyrës gjykon se momenti pozitiv i ciklit ekonomik duhet të përdoret  me qëllim intensifikimin e reformave strukturore, të cilat duhet të nxitin më tej ritmin e rritjes ekonomike dhe të përmirësojnë rezistencën e saj ndaj goditjeve. Në veçanti, këto reforma duhet të synojnë përmirësimin e klimës së biznesit, rritjen e eficiencës dhe të konkurrueshmërisë, si dhe zgjerimin e potencialit prodhues të vendit.

Kreu i Bankës së Shqipërisë e cilësoi zhvlerësimin e euros rezultat të kërkesës dhe ofertës.

Sejko tha se Banka e Shqipërisë nuk do të ndërhyjë ndërsa theksoi se pritshmëritë janë për stabilizim të mëtejshëm të situatës.

Sejko: Për momentin kursi është ristabilizuar pas disa luhatjeve që kanë ardhur nga tregu në javën e kaluar dhe ne nuk parshikojmë që të ketë luhatje të tjera. Por kursi i këmbimit përcaktohet nga oferta dhe kërkesa, përcaktohet nga tregu. Në nuk kemi objektiv të ndërhyjmë në kursin e këmbimit.

Banka e Shqipërisë la të pandryshuar normën bazë të interesit  në nivelin 1.25%.



EMISIONET